Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka deklaruar ne nje interviste per te perditshmen austriake “Der Standard”, se kthimi i Kosoves nen sovranitetin e Serbise eshte i pamundur dhe se integriteti territorial i shtetit me te ri te Evropes eshte i pacenueshem.

“Kosova nuk ka qene kurre e Serbise. Per Serbine nuk ka vend ne Kosove pasi ajo ka ardhur deri ketu permes perdorimit te dhunes dhe genocidit. Eshte koha qe Serbia te shikoje se cfare ka bere dhe t’u kerkoje falje qytetareve te Kosoves”, ka pohuar Thaci.

Megjithate, kryeministri eshte shprehur i gatshem per te diskutuar me Beogradin mbi ceshtje me interes te perbashket, por jo per pavaresine apo per ndarjen e vendit.

“Prishtina eshte e gatshme te bisedoje me Beogradin per ceshtje me interes te ndersjellte, ashtu sic parashikohet ne pakon “Ahtisari”, por jo per ceshtje te tjera. Integriteti territorial i Kosoves eshte i pacenueshem”, ka theksuar Thaci.

Me tej kreu i qeverise kosovare ka folur edhe per procesin e njohjes se pavaresise, ku ka shprehur bindjen se se shpejti do te kete njohje te reja nga vendet islamike.

“Do te kete edhe me shume njohje nga vendet e Konferences Islamike, por gjerat jane komplikuar pak. Megjithate, premtimet jane ende te vlefshme dhe ne presim

Top Channel