Veshja e Michelle, reagime nga bota e modes

21/01/2009 10:25

Veshja e zonjes se pare Michelle Obama ne ceremonine e betimit te bashkeshortit, e cila ishte mbajtur sekret, shkaktoi reagime te ndryshme ne boten e modes.

Fustani i saj i verdhe ne ngjyre ari i shoqeruar me nje xhakete te gjate nuk eshte pelqyer shume nga revista britanike e modes, “Grazia” per shkak te ngjyres se zbehte, por te tjere kane pershendetur zgjedhjen e saj per t’ia besuar veshjen nje stilisteje pak te njohur.

Dizenjuesja kubaneze Isabel Toledo tha se ngjyra e verdhe perfaqesonte shpresen dhe freskine. Kritiku i modes per “LA Times”, Booth Moore, u shpreh se Michelle ktheu faqen e modes amerikane, duke zgjedhur nje kubane-amerikane qe nuk e njihte askush.

Hamish Bowles, editori europian i “Vogue” tha se fustani i ceremonise se inugurimit ishte ai i duhuri, madheshtor dhe elegant.

Me pas Obama u nderrua dhe veshi nje fustan te bardhe ne ballo, te dizenjuar nga  Jason Wu.  

Michelle sipas parashikimeve do te krijoje nje stuhi ne boten e modes, si ish-zonja e pare Jacqueline Kennedy.

Top Channel