Jeremic: FSK, kercenim per Serbine e rajonin

21/01/2009 13:30

Pas reagimit te presidentit Tadic, edhe shefi i diplomacise serbe ka komentuar krijimin e Forces se Sigurise se Kosoves, qe nga sot nis funksionimin.

Vuk Jeremic ka deklaruar se ajo perben kercenim per sigurine kombetare te Serbise dhe se vendi i tij do te perdore te gjitha perpjekjet diplomatike qe ta luftoje ate.

“Ne e shohim FSK-ne si kercenim direkt ndaj sigurise kombetare te Serbise, si dhe ndaj paqes dhe stabilitetit ne rajonin e Ballkanit Perendimor”, ka thene Jeremic.

Ai siguroi se do te vazhdoje protestat dhe do te perdore mjete diplomatike per shperberjen e forces ushtarake.

Top Channel