Kenaqesia femerore, me e madhe me nje partner te pasur

19/01/2009 10:10

Kenaqesia seksuale tek grate eshte me e madhe, nese kane ne krah nje partner te pasur.

Nje llogari bankare sjell jo vetem sigurine e te ardhmes, por edhe shperblehet me nje numer me te mash orgazmash. Ky eshte rezultati i nje studimi te Universitetit te Newcastle, te publikuar nga faqja ne internet e revistes “Times”.

“Orgazmat femerore varen nga pasuria e partnerit”, ka thene psikologu Thomas Pollet, koordinues i kerkimeve. Pollet analizoi te dhenat e nje studimi kinez per ceshtjet personale, mes te cilave jeten seksuale te 5 mije njerezve, 1.534 gra. 121 prej tyre thane se gjithnje arrinin kenaqesi, 408 shpesh, 762 disa here, ndersa 245 rralle ose kurre.

Diferencen sipas Pollet e bejne parate. “Meshkujt e pasur jane me te deshiruar dhe u shkaktojne me shume kenaqesi partnereve”. Pollet thote se fenomeni tregon se grate kane evoluuar dhe kerkojne partere cilesore. Studimi pritet te shkaktoje kritika, pasi femrat shihen si gjuetare te meshkujve te pasur, ndersa te dy palet kerkojne nje partner qe te jete zgjedhja me e mire per te garantuar mbijetesen e geneve te tyre.

Por e reja e kerij studimi konsiston ne faktin se orgazma nuk ka funksion riprodhues.

 

Top Channel