Zgjedhjet ne 2011, AAK: Padi presidentit Sejdiu

17/01/2009 13:55

Reagon opozita kosovare ndaj vendimit te presidentit, Fatmir Sejdiu, per te mos zhvilluar zgjedhje gjate ketij viti.

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves madje do te shkoje me tej dhe do te padise presidentit per shkelje te Kushtetutes, pasi vendimi per zhvillimin e zgjedhjeve te pergjithshme ne vitin 2011 eshte i papranueshem.

Edhe LDD kundershton vendimin dhe kerkon qe zgjedhjet parlamentare te mbahen ne 2009.

Drejtuesit e partise Ora, kritikuan Sejdiun e po ashtu edhe shefin e Zyres Nderkombetare ne Prishtine Peter Feit per moszbatimin e dokumentit te Marti Ahtisarit.

“Presidenti nuk respekton Kushtetuten, dokumentin themeltar te nje shteti. Nga ana tjeter edhe vete perfaqesuesi Special i mandatuar nga dokumenti i presidentit Ahtisari, per te siguruar zbatimin e atij dokumenti, nuk e respekton ate”, thane drejtues te Ores.

Top Channel