Parlamenti i Greqise ratifikoi sot ne mbremje Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit te Shqiperise me BE.

Ashtu sic pritej, dy partite e medha Demokracia e Re ne pushtet dhe levizja panhelenike PASOK u shprehen ne favor te ratifikimit dhe te politikave te hapura jo vetem me Shqiperine, por ne pergjithesi per te gjitha vendet e Ballkanit perendimor.

Por kunder ratifikimit, sic kishin paralajmeruar, u shprehen ne fjalimet e tyre 10 deputetet e partise se ekstremit te djathte, LAOS te Jorgo Karaxhaferit.

Ata deklaruan se Shqiperia duhet me pare te respektoje te drejtat e minoriteteve dhe pastaj t’i hapen dyert per t’u anetaresuar ne familjen europiane.

Athanasios Plevris dhe Konstantinos Aivaliotis, dy nga deputetet e LAOS-it, qe perdoren gjuhen me te ashper, i kerkuan Parlamentit te mos ratifikoje MSA, pasi iu referuan atyre qe ata i cilesuan si “perndjekje te himarioteve”.

Ata deklaruan se, “disa prej himarioteve jane denuar ne mungese, ndersa kryetari i organizates se tyre, nese kthehet ne Shqiperi arrestohet sepse eshte denuar me 3 vjet, vetem sepse guxoi te kendoje himnin dhe te ngreje flamurin”.

Por megjithe qendrimin e ashper te ekstremit te djathte, i cili me 10 deputetet e vet ka nje peshe shume te vogel ne Parlamentin grek prej 300 vendesh, marreveshja u ratifikua lehtesisht me shumice absolute votash.

 

Top Channel