Greqi, nje grup merr persiper sulmet ndaj policise

14/01/2009 14:30

Dy atentatet e fundit kunder policise greke jane marre persiper nga nje grup militant i krahut te majte i quajtur “Lufta revolucionare”.

Autoritetet lokale thane se grupi kishte derguar nje mesazh te shkruar me tete faqe tek e perditshmja “Pontiki”, ku merrte persiper sulmin e 5 janarit kunder tre policve pare Ministrise se Kultures ne Exarchia, ne qender te Athines, ku mbeti i plagosur edhe nje polic.

Autoret ishin te njejtet qe ndermoren edhe sulmin ndaj nje furgoni te policise me 23 dhjetor.

Edhe hedhja e nje rakete ne ambasaden amerikane ne Athine, ishte veper e grupit. Skuadrat e antiterrorit shkuan ne redaksine e gazetes dhe po hetojne ngjarjen.
 

Top Channel