“Ngjarjet ne Presheve dhe Mitrovice jane nje kembena per t’u rizgjuar dhe per t’u thene politikaneve ne Kosove se pavaresia e Kosoves eshte ende nje ceshtje e hapur”.

Me kete koment per emisionin “Shqip” e ka nisur bisden per ceshtjen e arrestimeve ne Presheve, analisti Koco Danaj. Sipas tij, pas 17 shkurtit ka nje terheqje te politikes, diplomacise dhe Tiranes zyrtare nga problemet e shqiptareve jashte trojeve shqiptare.

“U krijua nje problem i ri qe pakkush e analizoi. Kush do merret tani me keto pakica shqiptare? Pse interesimi eshte per Darfurin per Gazen para Presheves?”, pyet Danaj, duke kritikuar njekohesisht qendrimin e shtetit shqiptar. Danaj nenvizoi gjithashtu se, Presheva eshte pjese e nje ceshtje shqiptare te pazgjidhur dhe e nje platforme qe eshte e papranusehme qe Tirana mos ta artikuloje.

“E gjithe politika zyrtare ne Prishtine, Tirane e Tetove ngeli e hutuar pasi ishin kryer arrestimet”, thote analisti i ceshtjeve te Ballkanit.

Ne vijim te bisedesm Danaj foli edhe per ceshtjen e Kosoves, duke thene se qe prej vitit 1999 vendi eshte i ndare. “Problemi themelor shtrohet; Kosova eshte e ndare. Qe nga 9 qershori 1999 kur u be marreveshja e Kumanoves, Kosova u nda. Marreveshja e Kumanoves diskutoi ushtrise serbe i la hapesire te qendronte ne Kosoven e veriut 11 dite per te zbrazur territoret nga popullata shqiptare”, pohoi Danaj. 

Top Channel