Kercenoi ish te dashuren ne Facebook, del para gjyqit

11/11/1009 10:15

Nje 20 vjecare britanike eshte vene ne qender te vemendjes per shkak se ish i dashuri i saj eshte gjendur para gjykatesve me akuzen e  kercenimeve ne Facebook dhe MySpace.

Mesa duket dy blogjet e famshme kete here nuk kane sherbyer per te bashkuar njerez. Ka zgjatur per 18 muaj tmerri i 20 vjecares nga Manchester, Alexandra Scarlett e cila kercenohej vazhdimisht nga ish i dashuri Jason Smith qe nuk e kishte pertypur dot ndarjen.

Per muaj te tere ai dergonte nga 40 mesazhe cdo jave, shume prej te cileve me permbajtje kercenuese. Para gjykatesit jane lexuar mesazhe te tipit, “do te te shperfytyroj” ose “do rrembej mamane tende”, por ne “kolanen” e pasur nuk kane munguar as kercenimet me vdekje. Sipas prokurorit, Alexandra i ndryshoi disa here profilet por i akuzuari arrinte ta gjente serish.

Smith eshte arrestuar ne muajin mars dhe sentenca per te eshte te mos kete me kontakte virtuale per nje vit, ndersa me Alexandra Scarlett per gjithe jeten. Anglia eshte ende e tronditur nga tragjedia e muajit te shkuar ku nje 17 vjecare eshte vrare nga nje 32 vjecar pas nje bisede te shkurter online.

Top Channel