Shpesh jeni tepër të rreptë me veten dhe sot mund të ndiheni të lodhur ose nën presion. Është momenti të vlerësoni edhe arritjet e vogla dhe t’i lejoni vetes një pushim. Në dashuri nevojitet më shumë lehtësi: nëse jeni në çift, lini mënjanë punën dhe kushtojini kohë personit që doni. Në punë, mund të merrni një propozim interesant, por që duhet ta vlerësoni me kujdes. Moment i mirë për ata që punojnë në mënyrë të pavarur ose që kanë kontakte me jashtë.