Neptuni do përballet me Hënën sot dhe do jeni shumë ëndërrimtarë. Do i shihni gjërat në një mënyrë ndryshe dhe larg realitetit. Nëse keni një lidhje mos e izoloni veten dhe shprehini më shumë ndjenjat që keni për partnerin. Në këtë mënyrë edhe ai do e kuptojë më mirë sesa e doni. Do ndiheni edhe vetë të çliruara. Ju beqarët do hapni një faqe të re në jetën tuaj dhe dashuria do lulëzojë. Në punë, mënyra juaj e veçantë për të rregulluar çdo çështje do ju ndihmojë të dilni nga qoshsokaqet ku jeni futur.