Horoskopi Ditor
29/7/2024

Peshorja

Nëse ju ka ardhur në majë të hundës rutina bëni çfarë të keni në dorë sot për të ndryshuar njëherë e mirë, por mos dramatizoni asgjë. Falë Venusit, sharmi dhe shpirti i tolerancës do të mbizotërojë tek ju çiftet. Gjatë kësaj dite ju do e dashuroni edhe njëherë po aq shumë atë që keni në krah. Dashuria do pushtoje edhe mendjet e beqarëve. Do e merrni fatin tuaj në dorë, por duhet të shmangni aventurat e rastësishme. Në punë do jeni sipërfaqësorë dhe nuk do arrini t'i realizoni si duhet detyrat që do iu jepen. Sot është momenti i duhur edhe për t’u marre pak me financat. Nëse doni të blini diçka bëni më parë llogaritë.

Pop News
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta