Qielli juaj do jetë gri gjatë kësaj dite. Në tërësi gjërat kanë për t’iu ecur keq dhe nuk do ndiheni të qetë. Kokëfortësia juaj në jetën në çift mund të sjellë probleme serioze me atë që keni në krah. Toleranca është një virtyt shumë i vlerësuar, kështu që mundohuni edhe ju të tregoheni të tillë. Ju beqarët do njiheni me shumë persona. Shikojeni me kujdes secilin sepse ndërmjet tyre fshihet gjysma juaj. Jeta profesionale do jetë e kënaqshme. Nëse keni ndonjë paqartësi mos ngurroni të pyesni kolegët. Falë ndihmës së Neptunit situata financiar do fillojë të përmirësohet.