Horoskopi Ditor
25/7/2024

Akrepi

Ka rrezik që yjet të ndikojnë negativisht sot në jetën tuaj dhe do ju bëjnë të padurueshëm. bëni kujdes me çdo hap që do hidhni. Nëse keni një lidhje duhet t'iu jepni fund tekave sepse në të kundërt mund të keni probleme me partnerin. Mundohuni të jeni sa më realistë. Ju beqarët do jeni ende në dyshim se cilin person të joshni, prandaj do prisni edhe pak ditë për t'u hedhur në sulm. Në punë duhet të bëni kujdes edhe me fjalët dhe gjestet sepse mund të futeni në konflikte të panevojshme, të cilat do ju shpërqendrojnë plotësisht. Buxheti nuk do jetë problematik kështu që mund të kryeni pa frikë shpenzimet më të domosdoshme.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News
DIGITALB DIGITALB - OFERTA