Ju të dashuruarit, edhe njëherë tjetër duhet të tregoheni vigjilentë dhe mos hidhni hapa të nxituara. Mos ia vini re partnerit disa kritika që do iu bëjë sepse do i thotë pa u menduar. Ditë e qetë dhe pa takime pritet për ju beqarët. Shfrytëzojeni për të qëndruar me miqtë sepse më pas do jeni më të zënë. Në punë do keni dëshira të shumta, por po nuk bëtë përpjekjet e duhura mos prisni që ata të realizohen. Shikojini gjithmonë me dyshim bashkëpunëtorët sepse disa nuk janë ashti siç thonë. Në planin financiar do mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Shpenzimet bëjini me kursim.