Do keni dëshira ndryshe nga ato që keni pasur më parë dhe do jeni paksa në ankth derisa ato t’iu realizohen. Mendohuni gjatë nëse do gjendeni para zgjedhjeve te vështira. Saturni do iu ndihmojë ju të dashuruarve të kaloni një ditë më të qete dhe të mbushur me emocione. Ju dhe partneri do jeni një ekip i fortë dhe do flisni për gjithçka pa dorashka. Nëse jeni beqarë do keni flirte me shumicë, por nuk do keni mundësi të krijoni lidhjen që keni dëshiruar. Në punë, ju pëlqen apo jo projekti që keni nisur, duhet të bëni përpjekjet për ta mbaruar me sukës. Nëse gaboni dhe dështoni do krijoni përshtypje të këqija tek eprorët.