Dita është e favorshme për sqarimin e çështjeve të pazgjidhura, veçanërisht në fushën e marrëdhënieve. Në dashuri tregohuni më të hapur ndaj dialogut, për të shmangur tensionet dhe debatet. Në punë, sipas horoskopit projektet e reja mund të fillojnë të marrin formë, edhe pse siç e dini në këto raste nevojitet durim i veçantë përpara se të shihen rezultate.