Horoskopi Ditor
23/1/2023

Virgjeresha

Falë Uranit sot do jeni më këmbëngulës dhe do i çoni gjërat në drejtimin e duhur. Ju të dashuruarit do dashuroheni pa kushte dhe do flisni pa dorashka me partnerin për gjithçka që më parë ju ka shqetësuar. Duke bashkëpunuar keni për të zgjidhur edhe ato që dukeshin të pamundura. Ju beqarët nuk duhet ta humbni shpresën deri në minutën e fundit pasi ndonjëherë realizohen edhe ato që nuk mund t’i keni menduar. Në punë merrni kohën e duhur për të arritur gjithçka dhe mos u nxitoni. E njëjta gjë edhe për financat. Po u treguat të logjikshëm asgjë e keqe nuk do ju ndodhë.

Pop News
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta