Saturni do ju nxitë të tregoheni shumë të duruar gjatë kësaj dite dhe do reflektoni gjatë para se të veproni. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e qëndrueshme kjo e sotmja. Do dini si të silleni me partnerin dhe si ta mbani atë pranë gjithë kohës. Ju beqarët do mendoni për të shkuarën dhe do bini në melankoli. Për këtë arsye do i refuzoni edhe ftesat që do ju bëhen. Në punë do ju kërkohet të nxitoni pak dhe mund të ndiheni nën presin. Sido që të jetë ju do mundeni t’i kaloni sfidat pa problem. Ambicia nuk do ju mungojë asnjë moment dhe besimin nuk do e humbni asnjëherë. Mund t’iu propozohet edhe një post më i mirë. Financat do dobësohen ndjeshëm për shkak të taksave, faturave dhe borxheve që do shlyeni.