Një fillim i paharrueshëm i javës, i ndriçuar nga një Hënë e shkëlqyer e cila do të favorizojë takimet, emocionet pozitive, kontaktet. Do të filloni të besoni seriozisht në vitin 2024, një vit që do t’ju japë shumë më tepër nga sa mendoni. Kini kujdes vetëm të martën dhe të mërkurën: 48 orë në të cilat nervozizmi mund të pushtojë emocionet tuaja.