Më në fund Hëna do ju ndihmojë të arrini çdo gjë që dëshironi dhe tashmë nuk do dyshoni më për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, pas kaq kohësh të mbushura me debate, më në fund do pajtoheni me partnerin tuaj dhe do filloni të bëni projekte afatgjata. Secili do mendojë më të mirën e të dyve. Ju beqarët do joshni çdo person që do ju dalë para dhe në fund të ditës do zgjidhni atë që do ju pëlqejë më tepër. Në punë keni për të arritur të gjitha rezultatet që keni pritur aq shumë. Do ju konfirmohen edhe disa kërkesa që keni bërë çka do ju mbushë më shumë zemrën dhe do ju shtyjë të ecni përpara. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar ndjeshëm. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë investim.