Mërkuri mund të sjellë disa turbullira gjatë kësaj dite dhe nervat tuaja nuk do jenë shumë të qeta. Ka mundësi që të ndodhin edhe debate. Nëse jeni në një lidhje kujdesuni më tepër për atë që kini në krah sepse nuk do dilni të zhgënjyer. Bëni kujdes kur flisni dhe mendohuni disa herë para se të veproni. Ju beqarët do keni shumë sukses me seksin tjetër dhe do takoni personin që keni ëndërruar aq shumë. Në planin profesional do nisni një projekt të rëndësishëm, i cili do iu sjellë mjaft përfitime. Mos e frenoni veten asnjë moment, por tentoni. Për sa iu përket financave mos e mbani shpresën tek ndihma e te tjerëve dhe vetë të shpenzoni pa limit sepse do përballeni me probleme.