Mërkuri do e përforcojë aftësinë tuaj për të analizuar çdo gjë, por edhe për të vepruar në momentin e duhur. Ju të dashuruarit, duke e kuptuar që koha kalon shpejt, do doni të përfitoni sa më shumë nga momentet kur të jeni pranë partnerit tuaj. Nga ana tjetër partneri nuk do jetë i të njëjtit mendim dhe kjo mund të shkaktojë debate. Jeta shoqërore për ju beqarët do jetë vezulluese dhe shumë e bukur prandaj nuk do mendoni për dashurinë. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por do ju duket pak më shumë shtyrje për të hedhur hapa. Do keni disa vështirësi të vogla sot. Në planin financiar do mbështeteni nga Saturni dhe nuk do keni asnjë problem.