Në shkallët e suksesit është e vështirë të ndaleni. Jeni të mbushur me energji dhe gati për të hedhur përtokë kundërshtarët që thyejnë rregullat. Kujtoni që nuk jeni vetëm dhe se duhet të mbani parasysh edhe mendimet e të tjerëve. Në punë, përqendrohuni në objektivat tuaja, pa i marrë parasysh akuzat dhe dyshimet e atyre që duan t’iu çojnë përfundi. Në dashuri, situata nuk paraqitet shumë harmonike. Sa i takon shëndetit mund të keni shqetësime të vogla kryesisht me këmbët. Një masazh i mirë, do ju vinte në ndihmë.