Ju të dashuruarit do keni ndryshime drastike në jetën tuaj sentimentale dhe do ndiheni shumë më të lumtur se disa ditë më parë. Shfrytëzojeni çdo çast pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do keni takime të njëpasnjëshme dhe do ndiheni mjaft mirë me disa persona. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe në disa momente do mendoni të hiqni dorë nga gjithçka. Mund t’iu shkojë ndërmend edhe dorëheqja, por nuk duhet të nxitoheni. Financat do jenë shumë herë më të mira dhe mund të përfitoni për të bërë disa investime më tepër se zakonisht.