Do ëndërroni më shumë sesa duhet sot dhe jo vetëm që do trishtoheni nga realiteti, por mund të bëheni edhe agresivë. Nëse jeni në një lidhje, jeta sentimentale ka për të pasur probleme. Nuk do arrini dot ta frenoni gojën dhe mund të thoni gjëra që do e lëndojnë atë që keni në krah. Ju beqarët nuk do preferoni ta ndryshoni statusin sepse ashtu ndiheni të lire të joshni e të flirtoni me këdo. Në punë do jeni gjatë gjithë kohës nën presion dhe të paorganizuar. Bëni shumë kujdes dhe mundohuni të ndryshoni pasi do iu zëvendësojnë me dikë tjetër më shpejt nga sa mendoni. Me shpenzimet mos u tregoni impulsivë sepse nesër keni për të pasur probleme të konsiderueshme.