Gjatë kësaj dite nuk pritet të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme dhe shpesh do mërziteni. Për ju të dashuruarit ka rrezik që e sotmja të jetë rutinë dhe zemra nuk do ndihet mirë. Mundohuni të bëni gjëra të reja që emocionet të shtohen. Ju beqarët do jeni impulsive dhe do pranoni të dilni me persona që në fakt nuk ja vlejnë. Në punë do ndërmerrni iniciativa të reja dhe do ecni me ideale. Një koleg mund t’iu bëjë edhe disa propozime mjaft interesante. Në planin financiar Jupiteri do sjellë fat me shumicë. Gjendja do ketë aq përmirësim saqë nuk do e besoni dot se jeni në realitet.