Horoskopi Ditor
17/10/2024

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do refuzoni të bëni atë që do ju thonë dhe kjo do e acarojë atmosferën. Do jeni tej mase kokëfortë. Për ju të dashuruarit dita do jetë paksa delikate. Do ndiheni të plogësht dhe nuk do keni aspak dëshirë të merreni me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Ju beqarët do hipnotizoheni nga ideja se nuk mund të jetojnë dot më vetëm. Mos bëni gabime të cilat nuk do ia falni dot vetes. Në punë gjithashtu duhet të bëheni të duruar dhe të mundoheni të forconi komunikimin me ata që keni pranë. Po nxituat dhe po u treguat mendjemëdhenj do keni veçse humbje. Marsi do sjellë turbullira në planin financiar. Kujdes me çdo hap që do hidhni dhe shpenzoni përherë me maturi.

Pop News
PORTOKALLI Portokalli - Bileta