Horoskopi Ditor
16/9/2022

Dashi

Këtë të premte të lindurit në shenjën e Dashit kanë në favor Hënën, Marsin dhe Jupiterin. Do të jetë një ditë pozitive dhe problemet e vetme do të jenë ato të natyrës ekonomike, siç ndodh prej disa kohësh. Në fillim të shtatorit mund të ketë pasur një avari, ose në çdo rast një shpenzim të papritur. Disa njerëzve u është dashur të shpenzojnë para për trajtim, sepse nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore, të tjerë janë në pritje të rezultatit në rast të një sigurimi. Beqarët do duhet të shmangin çdo lloj konflikti. Ata është më mirë të qëndrojnë larg tensioneve gjatë fundjavës, sidomos të dielën, kur do jetë më mirë të mos lini vend për polemika. Një nga problemet do të shkaktohet nga çështjet ekonomike, të mundshme disa vonesa nëse duhet të arkëtoni apo paguani. Në vendin e punës është koha e duhur për të investuar në projekte të reja. Do të jeni të lodhur të dielën, ndaj përpiquni të shmangni gjërat që janë stresuese dhe shumë të ndërlikuara.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News
DIGITALB DIGITALB - OFERTA