Ditë e trazuar kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do debatoni gjatë gjithë kohës me partnerin për gjëra pa ndonjë vlerë të madhe. Beqarët do zhgënjehen shumë nga disa miq të cilët do i prezantojnë me persona aspak të përshtatshëm. Në planin financiar duhet të luftoni fort për të ruajtur ekuilibrin. Nëse ju pëlqen një objekt luksi mos guxoni ta blini në këtë periudhë.