Ecni me plane dhe me prioritete gjatë kësaj dite sepse përndryshe do ndiheni keq shumë shpejt. Nëse keni një lidhje, duhet të lini çdo gjë tjetër pas dore dhe t'i përkushtoheni atij që keni në krah. Nëse nuk e bëni këtë ka rrezik që marrëdhënia mes jush të fillojë të ftohet dalëngadalë. Ju beqarët do keni dashuri me shikim të parë dhe rrahjet e zemrës do jenë të forta nga të dy palët. Urani do ju mbështesë fort në punë dhe do ju bëjë më ambiciozë. Do jeni të pandalshëm dhe do filloni projekte të reja. Nëse me shpenzimet nuk tregoheni aspak të matur e të kujdesshëm, shumë shpejt keni për të mbetur me xhepat bosh.