Planetët nuk do ju bëjnë të dëshpëroheni gjatë kësaj dite, përkundrazi ato do ju bëjnë më kurajozë. Për ju të dashuruarit Mërkuri do ndikojë pozitivisht në jetën sentimentale dhe do kaloni një ditë shumë të qetë. Me partnerin nuk do debatoni për asgjë. Ju beqarët do jeni më realistë dhe nuk do hidhni asnjë hap të gabuar. Jeta juaj do jetë fiks ashtu si e kishit ëndërruar gjithmonë. Në punë do keni plot ide interesante dhe do ecni para me rritmë më të shpejta. Do jeni mjaft profesionistë. Financat do dini si t'i mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll kështu që nuk keni për të pasur tronditje.