Ka rrezik të fillojë të fryjë erë në jetën tuaj gjatë kësaj dite. Do i vini në pikëpyetje disa gjëra që keni bërë deri më sot. Nëse keni një lidhje, planetët nuk do jenë të pozicionuar mirë dhe herë pas here mund t'iu lindin edhe disa probleme të vogla. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni për asgjë sepse do bëhet fjalë për të ardhmen tuaj. Nuk humbisni asgjë nëse harxhoni edhe pak kohë për t'u njohur më mirë. Në punë ka shumë mundësi që të luftoni fort për të marrë një post më të rëndësishëm, por për fat të keq nuk është momenti i duhur. Bëni edhe pak durim. Financat do mbeten gjithë kohës të mira dhe nuk do e keni problem të bëni ndonjë shpenzim më tepër.