Sot nuk keni për të kaluar një ditë të qetë. Ju të dashuruarit do jeni shumë të ndjeshëm dhe ka rrezik të lëndoheni edhe për gjëra fare elementare. Ju beqarët do jeni më me fat se kurrë më parë. Do mund të realizoni takime mbresëlënëse dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Në punë mund të zhgënjeheni nga shefat dhe nuk do keni dëshirë të bëni asnjë nga detyrat që iu janë dhënë. Do ju duket e kotë çdo gjë që keni bërë deri më sot. Me shpenzimet tregohuni sa më të matur që të mundeni në mënyrë që të mos keni tronditje më vonë. Duhet menduar edhe për të ardhmen.