Horoskopi Ditor
12/5/2024

Demi

Nuk do angazhoheni me asgjë gjatë kësaj dite dhe shumicën e kohës do jeni të ngrysur. Ju të dashuruarit do mbylleni në vetvete dhe nuk do doni as të flisni me partnerin. Kjo mund ta përkeqësoje disi marrëdhënien mes jush pasi partneri nuk do dijë çfarë të mendojë. Ju beqarët do realizoni një takim të papritur i cili mund t'ua ndryshojë njëherë e mirë të ardhmen. Në punë mos i harroni kurrë lajkat që iu janë bërë për t’iu prishur planet dhe kini kujdes. Mos ua jepni sot shuplakën atyre, por prisni momentin e duhur. Me buxhetin duhet të jeni më të matur se kurdoherë, pasi çdo gabim mund t'iu çojë në katastrofë.

Dashi
Demi
Binjaket
Gaforrja
Luani
Virgjeresha
Peshorja
Akrepi
Shigjetari
Bricjapi
Ujori
Peshqit
Pop News