Gjatë kësaj dite do keni luhatje të shpeshta humori dhe mund të thoni edhe gjëra që në fakt nuk i mendoni vërtet. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte me partnerin dhe gjërat nuk do shkojnë ashtu si duhet. Tregohuni pak më të duruar dhe ruani vetëkontrollin. Tensioni do jetë kalimtar. Ju beqarët do keni shumë dëshirë për të takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjeni atë. Në punë do ju kërkohet të punoni në grup dhe do e keni të vështirë. Mundet edhe të debatoni me disa kolegë. Yjet do ju ndihmojnë të përmirësoni situatën financiare dhe do jeni më të kujdesshëm me paratë që do shpenzoni.