Horoskopi Ditor
12/1/2023

Akrepi

Sot do jeni shumë energjikë dhe do e merrni gjithçka me pozitivizëm. Në përgjithësi do kaloni momente pozitive. Nëse jeni në një lidhje duhet të bëni durim dhe përkujdes sepse sot partneri nuk do jetë në humorin e duhur. Po i shkuat kundër do debatoni, ndërsa po pranuat ato që do ju thotë, sikur edhe sa për t’i bërë qejfin, do dilni të fituar. Ju beqarët do e keni mendjen tek jeta profesionale dhe as që do mendoni për dashurinë. Për punën do jeni më të favorizuar ju që nuk e keni tashmë një të tillë. Mund t’iu bëhen propozimet që keni ëndërruar. Në planin financiar nuk do ketë shume fat, por as probleme.

Pop News
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta