Gjatë kësaj të mërkure do të shikoni me më shumë vëmendje situatën tuaj, sidomos nga pikëpamja ekonomike. Duhet të ruani qetësinë dhe të mundoheni të kuptoni pikëpamjen e anëtarëve të tjerë të familjes, lidhur me çështje financiare. Është shumë ë rëndësishme që të mos tregoheni kokëfortë në një lidhje. Partneri/ja juaj nuk është në humorin e duhur për kompromise, ndaj mundohuni të jeni më të kuptueshëm. Kjo sjellje mund të përmirësojë jetën tuaj romantike.