Saturni do ju bëjë më të guximshëm. Nëse jeni në çift dhe marrëdhënia juaj po kalon një periudhë të vështirë, duhet të bëni çmos që t’i rregulloni gjërat dhe të diskutoni hapur me partnerin. Mos dëgjoni ato që do iu thonë të tjerët. Ju beqarët do betoheni se askush nuk mund t’ua marrë “lirinë” që keni dhe nuk do doni lidhje, por ka gjasa që nga mbrëmja të ndryshoni mendim. Në punë do doni të bëni çdo gjë me kujdes dhe largpamësi.