Do jeni shumë të ndjeshëm gjatë kësaj dite dhe mund të mërziteni edhe me disa fjalë të të afërmve. Gjithçka do ndodhe për shkak te hormoneve. Duhet ta kontrolloni veten ju qe jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do e kuptoni më në fund se keni rënë në dashuri me një mik të ngushte të fëmijërisë, por do keni druajtje t’ia shprehni ndjenjat. Në punë do përkujdeseni më shumë për projektet e kolegëve dhe mund t’i lini pas dore tuajat. Kujdes sepse më pas askush nuk do ju mbështesë ju.