Gjatë kësaj dite yjet do iu japin mundësinë të vini pikat mbi “i” sidomos për planin profesional dhe atë sentimental. Mund të bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do jeni shpesh here të turbullt në mendime dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni. Bëni kujdes me fjalët sepse edhe ato mund ta përkeqësojnë marrëdhënien më tepër. Ju beqarët do reflektoni me kujdes dhe nuk do hidhni hapa pa qenë plotësisht të bindur. Në punë do ndodhin ndryshime shumë të mëdha. Do jeni më kurajozë dhe nuk do i trembeni asgjëje. Në planin financiar gjendja nuk do jetë e shkëlqyer, por as shumë e keqe.