Djemtë me humor. Sipas faqeve që merren me njohje, mënyra më e mirë që kanë djemtë për t’u futur në zemrën e një vajze, është t’i bëjnë të qeshin. Dhe kjo është e vërtetë, pasi nëse dikush të bën për të qeshur, pak janë gjasat që mos të të duket tërheqës. Por kjo ka një efekt anësor, pasi shumë djem e ngatërrojnë humorin me të qenit jo-seriozë në lidhje, ndaj kufiri duhet të jetë i qartë. Për këtë arsye, djemtë që janë shumë seriozë dhe të sertë, bëjnë mirë të mos përpiqen të duken si djem me humor, pasi do të kuptohet menjëherë dhe do t’i largojnë vajzat.