Google Lens është një program që lidhet me kamerën e celularit dhe bën të mundur që të përkthehen fotot e tabelave që shkruhen me alfabete të tjera. Për shembull, nëse jeni në Greqi, në një vend sllav, arab apo aziatik, dhe nuk e shkruani dot alfabetin e tyre në Google Translate për të kuptuar se çfarë thotë një tabelë, me Google Lens mund të fotografoni tabelën dhe inteligjenca artificiale arrin të dallojë se cila pjesë e fotos është tekst, dhe më pas atë tekst e përkthen automatikisht në gjuhën tuaj.