Akrepët janë ngacmues, të fiksuar pas seksit, dhe njerëz që jetojnë për drama. Dhe më e keqja është se kjo u duket si kompliment. Po t’i thuash një akrepi “O njeri, je shumë intensiv. Ndalo pak”, ata do ta marrin kritikën si një lëvdatë të çmuar. E kanë huq që ta bëjnë qimen tra, dhe për gjëra të vogla të bëjnë drama. Për shembull, nëse dikujt i vë një dukje një të metë të vogël, si “nuk e parkon mirë makinën”, shumica e marrin kritikën si me të qeshur, por jo akrepët. Ata të kthehen me të egër e të bëjnë namin për aq.