Helen Mirren - Në të 75-at, fituesja e çmimit Oscar, e cila shkëlqeu në filmin “The Queen” duket në formë tepër të mirë dhe bukuria e saj nuk ka aspak të bëjë me ndërhyrje estetike. “Nuk e kam dashur një lëkurë të lëmuar, ku mezi njihesh nga të tjerët”, tha ajo për “DailyMail”. Duket se sekreti qëndron te një grim i mirë dhe një model interesant flokësh.