E pesta, zbuloni çfarë talenti keni dhe përdoreni. Njerëzit shpesh tregohen modestë dhe e ulin vlerën e talenteve të tyre, ose lejojnë të tjerë, më pak të talentuar, që të bëjnë gjëra që mund t'i bënin vetë. Të shtypur nga presioni financiar dhe shoqëror, apo nga konformizmi, përfundojnë duke ulur kokën e duke u përshtatur te mjedisi që kanë rrotull, në vend që të përdorin atë që i dallon nga të tjerët e të ngrihen lart.