Instrumenti aktivizohet edhe me dridhje shumë të vogla, dhe mund të dallojë fuqinë dhe drejtimin e tërmetit, duke gjykuar se cila kokë dragoi e ka lëshuar sferën. Sot, sizmologët kanë teknologjinë përkrah dhe matjet bëhen me mënyra të ndryshme. Një nga metodat më të fundit është përdorimi i fibrave optike. Megjithatë, të gjitha këto matje bëhen gjatë kohës që bie tërmeti, dhe rezultatet jepen pas. Për të bërë llogaritje përpara se të bjerë tërmeti është ende e pamundur.