Ata nuk frikësohen për ta bërë marrëdhënien zyrtare
Vajzave ju duket sikur meshkujt kanë një lloj hezitimi për ta bërë marrëdhënien zyrtare. Mirëpo, ky mendim nga vajzat nuk është gjithmonë i saktë. Sipas studimeve të kryera së fundmi, meshkujt e kanë më të vështirë se vajzat për t’i dhënë fund një lidhje. Mirëpo, vajzat nga ana tjetër janë të gatshme më shpejt se meshkujt për t’u martuar. Kjo vjen për shkak se vajzat arrijnë pjekurinë më shpejt se djemtë.