Organizatave dhe zyrave të kongresit iu dërguan letra me antraks, pak javë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Pesë veta vdiqën ngaqë thithën ajrin me antraks. FBI-së iu deshën shtatë vite për të gjetur se pas sulmeve fshihej mikrobiologu amerikan, Bruce Ivins. Ai kreu vetëvrasje kur po i afroheshin autoritetet.