Algjeria mbetet ende një vend konservator, veçanërisht pjesa jugore e saj. Ju mund t’i fotografoni burrat vetëm nëse merrni miratimin e tyre. Përsa i përket grave duhet të merrni sërish leje nga bashkëshortët ose baballarët, pasi gratë konsiderohen pronë e tyre. Po kështu është e ndaluar fotografimi i urave, digave apo objekteve ushtarake.